-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakmarrje ndaj perëndimit, Rusia iu “spastron” diplomatët

Kryesoret

Rusia ka njoftuar dëbimin e 85 diplomatëve të Spanjës, Italisë dhe Francës.

Vendimi ka ardhur si pasojë e hakmarrjes të dëbimit të 300 diplomatëve rusë nga po këto vende.

Ministria e jashtme ruse bëri të ditur se kishte urdhëruar largimin e 34 diplomatëve nga Franca, 27 nga Spanja dhe 24 nga Italia.

Në përgjigje të këtyre vendimeve, Rusia dëboi muajin e kaluar rreth 45 diplomatë polakë dhe 40 persona nga stafi diplomatik gjerman.

Ndër të tjera, Rusia bëri të ditur vendime të ngjashme ndaj Finlandës, Rumanisë, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë dhe Japonisë.

Kryeministri italian, Mario Draghi e quajti “një vendim armiqësor” njoftimin e bërë nga Moska dhe tha se kanalet diplomatike nuk duhet të ndërpriten.

Franca deklaroi se shpreh keqardhje për vendimin e Rusisë teksa e quajti një përgjigje të pajustifikuar ndaj asaj që tha se ishte vendimi i saj në prill për të dëbuar “disa dhjetëra agjentë rusë që veprojnë në territorin tonë nën statusin diplomatik dhe që punojnë kundër interesave tona të sigurisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit