Presidenti, Ilir Meta ka treguar përkrahjen për homologët e tij në Malin e Zi dhe në Kosovë.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta është shprehur kundër nismës për Ballkanin e Hapur dhe ka treguar për mbështetjen dhe bashkëpunimin për në BE.
“I përkrah plotësisht qëndrimet e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për ta çuar përpara bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, i vendosur më së miri në shtratin europian të Procesit të Berlinit. Në këtë periudhë plot sfida për sigurinë dhe paqen në Europë duhet të qëndrojmë me vendosmëri besnikë të projektit strategjik të integrimit europian, duke refuzuar çdo shteg që del jashtë kësaj rruge. Procesi i Berlinit siguron bashkëpunimin e hapur rajonal drejt BE, duke mbetur të pandikuar ndaj projekteve që duan ta minojnë apo rivalizojnë këtë perspektivë. Sa më shumë Europë mes nesh, aq më shumë siguri, paqe dhe begati do të sjellë e ardhmja!”