-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“PD-ja kallp opozitë”, Berisha kujton Bashën: 9 vite të vështira prej kryetarit

Kryesoret

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha në kuadër të fushatës elektorale për kreun e partisë ka zhvilluar një takim me demokratët e Beratit. Ai është shprehur për vështirësitë dhe momentet kritike që ka kaluar PD-ja dhe demokracinë.

“Ju u ngritët për të shpëtuar PD-në, në një kohë kur ajo, de fakto ishte katandisur nga udhëheqja në një kallp opozitë. Ishte katandisur në një forcë politike që nuk mbronte interesat dhe idealet e së djathë, por më shumë se çdo gjë tjetër pazaret e pandershme të kryetarit dhe një grupi të drejtuesve të saj. Ne kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituar, të vështira se patëm një qeverisje më antipopullore dhe më antikombëtare që nga ditët e zeza të diktaturës deri më sot. Patëm një qeverisje, e cila siç dihet kalonte nga skandali në skandal, nga rekordi i zi në rekordin e zi. Patëm një qeverisje sipas të gjitha treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të rajonit, për rekordet e saj,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit