Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela nga Elbasani është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e “Vrasjes se mbetur në tentativë” ndaj administratorit të shkollës “Willson” në Tiranë, Lulzim Masha që u qëllua në mes të ditës teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë.
Për këtë ngjarje është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Tiranës, Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit. I penduari i drejtësisë Enrik Hoxhaj pohoi se ditën e ngjarjes ai ka qenë me Skerdi Tasin në Tiranë dhe e ka ndihmuar atë për tu larguar me shpejtësi.
Hoxhaj i ka treguar SPAK-ut se në dijeni e tij kishte të dhëna se vrasjen e Lulzim Mashës, administratorit të Shkollës Willson e kishte financuar, Suel Çela.