-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni i SPAK-ut/ Kush e përgatiti vrasjen e “të fortit” të Tropojës?

Kryesoret

Ardian Uzuni është një ndër emrat për të cilët është ekzekutuar urdhri i GJKKO-së këtë të enjte.

Ai mbahet në paraburgim për përgatitjen e planit për të vrarë “të fortin” e Tropojës, Filip Gjeloshin, i cili është një eksponent i krimit.

56-vjeçari Ardian Uzuni është dënuar edhe më parë i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Kush është “i forti” i Tropojës?

Filip Gjeloshi pa mbushur 20 vjeç akuzohej se kishte kryer një vrasje në Lekbibaj. Në 2006 ai i rezistoi me armë për orë të tëra përballjes me RENEA-n në një shpellë në atë vend.

Asokohe arrestimi i tij ishte një nga sukseset më të mëdha të policisë, por shpejt Gjeloshi në 2011 i shpëtoi një atentati në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Aksioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Sipas informacioneve, 13 urdhër-arreste janë vetëm në Elbasan, një prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit