Dosja e vrasjeve të bujshme të dekadës së fundit që u rrëfyen nga Nuredin Dumani është kryefjalë në dy ditët e fundit. Por si ka mundësi që komunikonin dhe vepronin lirshëm pa u pikasur? Nuredin Dumani tregon mënyrën e komunikimit.
Duke u ndaluar te atentati ndaj drejtorit të shkollës Willson, Dumani tregoi se përdorin aplikaconin “Matrix” për të shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin. Bisedat ishin të koduara.
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Willson për shumën 150.000 Euro.
Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant.
Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij.
Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix” tha Dumani.