Ditën e sotme, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët në Vlorë në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së.
Gjatë bisedimeve me demokratët e Vlorës, njëri prej tyre ka ironizuar prishjen e negociatave mes Alibeajt dhe Ballën, dhe i ka kërkuar Berishës që ti jap një post.
“Këta janë ata që i zgjodhëm ne dhe me këta si do vejë puna? Dhe ky Alibeaj që paska qenë i etur për një post, jemi një post atje të hapë dhe të mbyllë derën,” ka thënë demokrati Ali Dalipaj.
Nga ana tjetër ai ka këshilluar Berishën të bëjë kujdes të madh dhe të ruhet edhe nga ata që i mban afër vete.
“Bë kujdes shumë, se edhe Skënderbeut tradhtinë ja bëri i nipi, edhe ti ata që ke më të afërt shikoi me kujdes ata. Le çfarë flasin nëpër podiume, po ata nuk dalin fare në terren,” ka shtuar vlonjati.