12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama do të ndërtojë 620 vila dhe resorte, po shkatërron parkun e Butrintit

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në seancën plenare ditën e sotme për marrëveshjen e Butrintit. Ai theksoi se Rama po e shkatërron dhe përdor për interesa të veta.

“Së fundmi studiuesit besojnë se aty kanë origjinën fokat mesdhetar. Ka objekte arkeologjike, me vlerë ndërkombëtare. Ku qëndron problemi themelor i kësaj marrëveshje shkatërrimtare? Çfarë ka bërë Edi Rama? Rama ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera, ka parashikuara të ndërtojë 620 vila, resorte të mëdha turistike në gjirin e Manastirit. Ju zotëri nuk mund të shndërroheni në një mashë, për të kënaqur Ramën”, u shpreh Berisha

Berisha tha se avokatja është bëre pjesë e bordit.

“Fondi është autor i planit të menaxhimit, të cilën nuk e publikon. Avokatja është bërë anëtare e bordit. Dua t’ju pyes a ekziston konflikti i interesit apo jo? Nuk mundemi kështu. Kë pyetët ju që bëtë këtë hata për parkun e Butrintit? A e kuptoni që aty ka pasuri të pafundme? Së fundmi, zonjë shkruhet se je shumë e egër ë zyrë me punonjëist. I fole jo mirë atij. Qenia jote në bord të akuzon shumë rëndë, por ti je ministrja e Kulturës. Ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja është anëtare e bordit, ndërsa marrëvehsja shkruan se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, vijoi më tej Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit