-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: SHBA do të mbrojnë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u shpreh se do të përdorte forcën për të mbrojtur Tajvanin.

Kjo, nëse ishulli i pavarur do të sulmohej nga Kina.

Lajmin e bëri të ditur agjencia Reuters, duke cituar Biden-in gjatë vizitës në Japoni.

Kjo deklaratë duket se sinjalizon një largim nga politika e Washington-it prej dekadash.

Ajo njihet si “paqartësia strategjike ndaj demokracisë së Azisë Lindore”.

Biden vizitoi Japoninë, ku është në fazën e dytë të udhëtimit të tij të parë në Azinë Lindore që nga marrja e detyrës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetari për Tajvanin, Biden garantoi se mbrojtja e Tajvan-it ishte një “angazhim i premtuar”.

Ai paralajmëroi se Pekin-i zyrtar tashmë “po flirton me rrezikun duke fluturuar kaq afër me të gjitha manovrat e ndërmarra prej tij”.

Kjo, duke iu referuar një numri në rritje të fluturimeve kineze, stërvitjeve detare dhe projeksioneve të tjera të fuqisë në ngushticat e Tajvanit.

Autoritetet kineze ruajnë ende pretendimet e tyre mbi Tajvanin, emri zyrtar i të cilit është Republika e Kinës, si një provincë.

Kina iu përgjigj menjëherë komenteve të Biden duke thënë se “askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin e vendosur dhe aftësinë e fortë të popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit