Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, me anë të një postimi në Twitter, ka njoftuar se ka mbyllur vizitën e tij në Tiranë, teksa është takuar në fund edhe me kryeministrin Edi Rama.
Teksa ka shpërndarë edhe një foto nga takimi me Ramën, Dendias shkruan se këtë takim në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane dhe zhvillimet rajonale.
“Duke mbyllur vizitën në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale”, shkruan Dendias.