Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, ironizoi zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike të mbajtura këtë të diel, ku Sali Berisha fitoi me diferencë të madhe ndaj rivalit të tij Ibsen Elezi.
Balla bëri një lidhje me futbollin, duke përmendur duelet e fundit për titull kampion në Angli e Itali, ndërsa tha me ironi se gara mes Berishës dhe Elezit ishte e paparashikuar.
“Tre gara kishte dje në Europë. City-Liverpol, Milan-Inter dhe Saliu me Ibsenin. Kjo e fundit ishte e paparashikuar”, tha Balla.