-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE – “Shqipëria do ndryshojë kurs”, Vasili-Ramës: Strategji e errët, Shqipëria po shkon nga Lindja

Kryesoret

Petrit Vasili, në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, reagoi ndaj deklaratave të fundit të Ramës në Bruksel për integrimin. Ai u shpreh se kryeministri foli për ndryshim kursi për integrimin në BE dhe këtë Vasili e quan “debilitet politik” dhe strategji e errët e Ballkanit të Hapur. Vasili theksoi se interesat e Ramës janë nga Lindja dhe jo integrimi në BE.

“Kemi përgatitur një mocion për debat për një problem kritik. Pikërisht në këtë moment, në Bruksel në mënyrë jo të papërgjegjshme, është bërë një deklarim shumë i rëndë. Kryeministri ka thënë se të gjithë e kanë të qartë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë, por ne do të ndryshojmë kurs nëse vendi ynë nuk do të ulet për negociata. Ky është një qëndrim provokativ ndaj një situate që është rëndësuar jo për faj të europianëve, por ministra e deputetë kanë thënë këtu fjalë për problemet e Europës sepse ne i kemi dritë dhe pasqyrë problemet tona.

Ky është një debilitet politik, por i lidhur me strategjinë e errët të Ballkanit të Hapur dhe i njëmijë elementëve të tjera që ai nuk sheh nga Perëndimi, aksi i tij është nga lindja. Rruga e perëndimit për të kalon nga Beogradi. Të thuash që ne do të ndryshojmë kurs se këtë e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar është antikushtetuese”, tha Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit