-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta shkon në Kosovë për Kuvendin e Junikut

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot do të jetë në Kosovë, ku së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Omsani do të marrin pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut. Presidentët Osmani dhe Meta do të vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha në Junik.

Kuvendi i Junikut u mbajt prej 21 deri më 25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit.

Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësisoj u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit