Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka uruar Sali Berishën për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndoka ka përcjellë një mesazh edhe për Ilir Metën.
“Urime Doktor Berisha! Në 2013 Berisha respektoj rrotacionin politik. Mos harroni se LSI, beri të mundur ndryshimin, që rezultoj për keq.
Mos u beni naiv të besoni ndryshe, Berisha e lejoj rrotacionin natyrshëm.
Ndaj sot ka të drejtën e detyrimin moral e politik për të rikthyer nderin e nëpërkëmbur të “rrotacionit” nga Rama e Basha!
LSI e Meta duhet të riparojne gabimin e 2013, duke u rreshtuar në anën e duhur.
Urime Doktor, ringritja reale institucionale e PD-se dhe Opozites filloj sot” shkruan ai.