Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka dalë kundër projektit të ri të menaxhimit të Butrintit që u miratua dje nga shumica socialiste në Kuvend.
Ai thotë se qeveria nuk është konsultuar më parë dhe ky është një precedent negativ, ndërsa marrëveshja e vë theksin vetëm tek aspekti financiar, pa dhënë shpjegime se cfarë do të ndodhë me pasurinë mbi dhe nën tokë në Butrintit.
Për Kreun e Akademisë kjo marrëveshje ka probleme juridike.
“Ajo që ne duam të dimë është cili do të jetë roli i institucioneve shkencore në sit kulturorë, cfarë do të bëjnë arkeologët, a do të vijohet me restaurimet sa para dot ë vihen në dispozicion për gërmime apo restaurime, këto përgjigje nuk i jep marrëveshja” tha ai.
Marrëveshja u miratua dje, ndërsa PD ka paralajmëruar se do ta çojë në SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese.