Feyenoordi ka arritur ditën e sotme në Tiranë. Ekipi ka postuar disa foto në faqen zyrtare në rrjetet sociale me mbishkrimin “Arritëm në Shqipërinë e bukur”.
Pas Rinasit autobusi me lojtarët e ekipit holandez është akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit.
Pasdite do të njihen me fushën e stadiumit “Air Albania” për të qenë gati nesër në 21:00 për finalen e madhe përballë Romës për trofeun e Conference League.
🇦🇱 We’ve arrived in the beautiful Albania! #UECLfinal pic.twitter.com/A6Z5t1RX26
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 24, 2022