Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka folur për dy ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit.
Noka është shprehur se kjo gjë ka ardhur si shkak i dobësimit të policisë. Ai ka shtuar se shkak i këtyre ngjarje janë vetë ministria, dhe ka kërkuar dorëheqjen e mi8nistrit të Brendshëm , Bledi Çuçi.
“Vrasja brenda komisariateve e policëve me njëri tjetrin është një histori e padëgjuar më parë. Zor se gjen shembuj të ngjashëm edhe në vendet e botës së tretë.
Është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar Policinë e Shtetit me militantë, që nuk njohin ligjin, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe kanë degraduar në një pikë të pakthyeshme besimin e qytetarëve tek policia.
Duke shprehur keqardhjen familjareve te viktimes dhe duke I uruar sherim te shpejte te plagosurit, Partia Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjet e ndodhura mbrëmë në 2 komisariatet e policisë.
Të dyja ngjarjet kanë përgjegjës. Nuk janë vetëm ata që kanë kryer krimin drejtpërsëdrejti. Ata janë pasqyre e një sistemi të kalbur e të degraduar nga eprorët e tyre politikë.
Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Gjatë drejtimit të tij, në komisariate po vriten policët, po digjen papritur komisariatet me të arrestuar brenda, po gjoja vetëvriten të arrestuar të tjerë.
Ministri i Brendshëm nuk ka çfarë të presë më!” është shprehur Noka.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, janë shënuar dy ngjarje të rënda, ku një 60 vjeçar është plagosur nga një efektiv policie, dhe brenda një tjetër komisariati, dy policë kanë qëlluar njëri tjetrin dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë.