Nga sherri që ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte tek 9 katëshet në Tiranë, mësohet se tifozët holandezë ishin në gjendje të dehur.
Mësohet se sherri ka ndodhur mes një shqiptari dhe disa tifozëve të Feyenoordit.
Nga incidenti mësohet se është plagosur shtetasi shqiptar, i cili është dërguar në spitalin e Traumës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.
Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.