-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoti kërkon nga Kurti miratimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare me Izraelin

Kryesoret

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një letre i ka kërkuar kryeministrot të Kosovës, Albin Kurti, që të inicojë dhe të sjellë në Kuvend për ratifikim disa marrëveshje ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Izraelit. Sipas Hotit, të hënën e 23 majit, është mbajtur takimi i parë virtual të Grupeve të Miqësisë nga të dy parlamentet respektive, ku ai ka propozuar që të dy qeveritë të iniciojnë, negociojnë dhe ratifikojnë katër marrëveshje ndërshtetërore.

“Këto marrëveshje janë: Marrëveshja për tregti të lirë, Marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë, Marrëveshja për lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve dhe Marrëveshja për punësim sezonal të punëtorëve të Kosovës dhe Izraelit”, shkruhet në letrën e dërguar Kurtit.

“Andaj, si kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, kërkoj nga ana juaj që të përkrahni këto marrëveshje, duke miratuar në Qeveri sa më parë nismat për hapjen e negociatave për secilën nga këto marrëveshje dhe duke ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e paraparë sipas Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare”, vazhdon letra.

Ndryshe, njohja e Kosovës nga Izraeli ndodhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur Hoti ishte kryeministër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit