Prej orës 21:00 po luhet në Tiranë finalja e Conference League mes Romës dhe Fejnordit. Një përplasje mes tifozëve është shënuar pak para fillimit të sfidës Roma-Feyenoord.
Në fakt, në zonën e tifozëve të skuadrës holandeze ka përfunduar një tifoz i Romës, gjë e cila nuk është pritur mirë duke shkaktuar dhe përplasjen fizike.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur një përshkallëzim akoma më të madh, duke larguar tifozin e skuadrës italiane, i cili duket se ka ngatërruar zonën se ku duhet të qëndronte.
