Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja finale e Conference League.
Stadiumi është i rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe uniformat blu do të jenë ato që do të kryejnë kontrollin paraprak të tifozëve.
Tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.