-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj “injoron” Berishën: Përçarësi dhe qerratai

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj Sali Berishës që sot e quajti vegël të Edi Ramës lidhur me propozimin që bëri deputeti i PD-së për votën e diasporës që duhet të jetë në njësi të veçantë dhe jo, sikur e tha ai brenda një “pishine” të madhe. Alibeaj sqaroi edhe njëherë propozimin e tij, që theksoi se është në emër të grupit të PD-së, që në fakt Sali Berisha nuk e njeh deputetin demokrat si drejtues.

“E para nuk ka përplasje brenda partisë dhe brenda grupit. Dua të sqaroj cili është opinioni ynë për votimin e shqiptarëve jashtë, ka dy kategori, ata që kanë ikur shumë kohë më parë, që quhet diaspora dhe ata që kanë ikur këto vite për shkak të këtij regjimi dhe që kanë ende lidhje të forta. Janë 500 mijë shqiptarë që do të duhet të votojnë. Është edhe diaspora.

Kudo bota, për t’i dhënë zë diasporës, jo vetëm i jep të drejtën e votës, por edhe përfaqësimin e tyre në parlament. Vota e tyre nuk duhet të tretet brenda “pishinës” së madhe. Kjo është ajo ne mendojmë. Nuk ka nevojë të bëjmë shpikje. Kjo është mënyra. Mendojmë ne” tha ai.

Ditën e shtunë mblidhet këshilli kombëtar i dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit që organizaoi Sali Berisha dhe që e njohu gjykata. Në këtë mbledhje pritet që të zgjidhet kryesia e re e PD-së dhe dy nënkryetarët e PD-së, teksa njëri do të jetë kryetar grupi. Kjo që do të thotë se të shtunën, Alibeajn e pret një tjetër shkarkim nga grupi i Sali Berishës, por cfarë mendon ai?

“Mbledhja mund të jetë të shtunë, të hënë, cfarë rëndësie ka, PD ka institucionet e veta dhe rregullat e veta dhe pastaj lëvizje të tilla që krijojnë vetëm ndasi dhe vetëm përçarje nuk i bëjnë mirë askujt” tha ai, referuar Sali Berishës. Lufta tha ai, duhet të jetë përballë qeverisë dhe Edi Ramës, të cilin e cilësoi “qerrata politik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit