-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bombardimet në Kharkiv, shënohen 4 të vrarë

Kryesoret

Të paktën katër persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në bombardimet e qendrave rajonale në zonën e Kharkiv, sipas Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale. 

Në një mesazh të postuar në kanalin e tij Telegram të enjten, Syniehubov u kërkoi banorëve të qëndrojnë në strehimore gjatë shkëmbimeve të vazhdueshme të zjarrit midis forcave ukrainase dhe ruse.

“Luftet më intensive po ndodhin në rajonin e Izium. Forcat ruse po përpiqen të përmirësojnë pozicionet e tyre strategjike në zonën e Izium dhe të rinovojnë ofensivën e tyre në Sloviansk”, tha ai. 

Syniehubov shtoi se një numër qytetesh të tjera janë bombarduar në 24 orët e fundit, duke përfshirë Pyatyhatky, Balakliya, Tsyrkuny dhe zonën Chuhuyiv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit