Sot gjykata vendosi që të lërë në burg pa afat policin që ekzekutoi kolegun pak ditë më parë në komisariatin nr. 3 në Tiranë pas një debati të vazhdueshëm mes tyre që kulmoi me plumbat që i morën jetën Caush Saliasit.
Ludjan Zaimi u shpreh në gjykatë se ishte i tronditur pas asaj që ndodhi, por theksoi se kolegu e ofendonte herë pas here.
“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur dhe marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur.
Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës. Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues.
Nuk e përcaktoi, por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje” deklaroi avokati i policit.