-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse SHBA i frikësohet Kinës?

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se administrata e Presidentin Joe Biden synon të udhëheqë bllokun ndërkombëtar që është kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, në një koalicion më të gjerë për t’i bërë ballë atij që Uashingtoni e sheh si një kërcënim më serioz dhe afatgjatë për rendin global nga Kina.

Në një fjalim në Uashington të enjten, zoti Blinken detajoi politikën e administratës për të konkurruar me Pekinin në një garë për të përcaktuar ekuilibrin ekonomik dhe ushtarak të shekullit të 21-të.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara e shohin Rusinë si kërcënimin më të mprehtë dhe të menjëhershëm për stabilitetin ndërkombëtar, zoti Blinken tha se administrata amerikane beson se Kina përbën një rrezik më të madh.

Sekretari i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë ta izolojnë Kinën nga ekonomia globale, por duan që Pekini t’u përmbahet rregullave ndërkombëtare.

Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta bllokojnë Kinën që të rrisë ekonominë e saj apo të përparojë interesat e popullit të saj, por do të mbrojnë dhe forcojnë ligjin dhe institucionet ndërkombëtare që ruajnë paqen dhe sigurinë dhe bëjnë të mundur që vendet – përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën – të bashkëjetojnë dhe të bashkëpunojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit