Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka pritur në takim një Gjeneralin Tod Wolters.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ambasada është shprehur se gjenerali do ketë ndikim në forcimin e marrëdhënieve ushtarake Shqipëri-SHBA.
“Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të enjten në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë Gjeneralin Tod Wolters, Komandant Suprem i Aleatëve Europianë dhe Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë. Gjenerali Wolters u takua me Marinsat të cilët mbrojnë Ambasadën tonë dhe Atashetë të cilët forcojnë marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.