Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për vendimin e qeverisë që u mor dje që urdhëronte administratën të tërhiqen nga 3800 rekurse në gjykatën e Lartë me argumentin e lehtësimit të stokut prej 35 mijë çështjesh që në ndodhen në këtë institucion. Sali Berisha shpjegoi akuzat e forta.
“Sado-gjykata, pra gjykata e Sadushit (Sokol Sadushi). Rekurset do të filtrohej sipas porosive që Agaçi do të shpërndajë dhe urdhrave të Ramës, që tashmë me vendimin e tij, vendos publikisht kontrollin mbi sistemin gjyqësor.
Pa asnjë analizë, qeveria vendosi të heqë dorë nga rekurset në gjykatën e Lartë. Imagjinoni, mafia e tokave, pronave dhe drogës, amnistohet. Nuk shkon më në gjykatë të Lartë, mjafton të çojë cështjen në Apel, sepse sipër ia ka zgjidhur Rama.
Vlera e tërheqjes nga 3800 dosjet për rekurs në gjykatën e lartë është miliarda në dëm të shtetit. Pas këtij vendimi qëndrojnë lobet, klanet mafioze të tokave. Vlerësimi i dosjeve do të bëhet nga ushtarët e partisë.
Vendimi mund të merrej vetëm nga parlamenti. Në listën për të hequr dorë janë edhe kontrata koncesionare, kontrata pune, vendimi fut edhe paditë pa objekt, apo që nuk do të garantojnë sukses në Gjykatën e Lartë, kjo është e fortë. Këtë tani e gjykon Don Agaçio” tha ai.









