Dita e së dielës ka nis me aksidente të shumta në të gjithë vendin.
Në mëngjesin e sotëm ka ndodh një aksident në Gjirokastër, ku si pasojë janë plagosur 3 amerikanë.
Gjithashtu një 57-vjeçare ka ndërruar jetën ditën e sotme në spitalin, pasi është përplasur nga një makinë në Kamëz.
Një makinë tip Benz ka përplasur një mjet tip Golf, në Pogradec. Si pasojë e aksidentit mësohet se janë plagosur rëndë 4 persona.
Një aksident ka ndodhur edhe në Himarë, ku një autobot ka dal nga rruga dhe ka ngel i plagosur drejtuesi i tij.
Është vetëplagosur me armë gjahu në garazhin e banesës 78-vjeçari Petraq Guçi.
Ai u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Librazhd, ku janë përplasur dy automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.