Disa javë më parë Prokuroria e Vlorës kërkoi që vëllezërit Veshaj të dënoheshin me burg për një plagosje të ndodhur në 2013.
Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit nuk e pranoi vendimin e Prokurorisë duke lënë në fuqi masën për “Shërbim prove”.
Dy vëllezërit janë dënuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë.
Rekursi u bë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkoi që dy vëllezërit të kryenin dënimin në burg dhe jo t’u pezullohej ashtu si vendosën Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.