Del ekspertiza. Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore foshnja e gjetur në valixhe e pajetë në 2 maj të këtij viti në Korçë ka lindur e gjallë.
Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40 vjeçare me sëmundje të shëndetit mendor.
Mostrat e foshnjës u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, nga ku dhe u konfirmua se ka lindur i gjallë.
Krimi që tronditi opinionin u denoncua nga bashkëshorti i Valmira Hasimllarit i cili pasi ishte kthyer nga Greqia kishte nuhatur erën e rëndë që vinte nga valixhja ku ishte futur foshnja lindur në kushte shtëpie.