-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Persekutimi i dytë? Miraka te “5pyetjet.al” s’e lëshon Berishën: Zot fale arrogantin Gaz Bardhi

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Simon Miraka nuk heq dorë nga firma e Sali Berishës që e propozoi për anëtar të Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të shtetit dhe rrjedhimisht Partia Socialiste pritet që sot të rrëzojë kandidaturën e tij në Kuvend për një mandat të dytë.

Ishte vetë zoti Miraka që në një prononcim për “5pyetjet.al” deklaroi se nuk do ta tërheqë firmën e Sali Berishës nga propozimi, sikur i vendosi kushtin Taulant Balla.

Miraka ka një përgjigje edhe për Gazment Bardhin, i cili hapi debatin te Komisioni i Ligjeve duke akuzuar shumicën se votuan emrin e tij, edhe pse propozimi kishte firmën e Sali Berishës. “Zot fale. Nuk kam cfarë të them më për Bardhin” ishte përgjigja e Mirakës.

Intervista

Zoti Miraka si ndiheni?
Jetojmë në demokraci dhe të gjithë kanë mendimet e veta. Nuk ndihesh mirë kur emri jot përdoret për lojë politike, por këta jemi.

Kush mendoni se po e bën lojën?
Ju i keni dëgjuar.

A e prisnit nga PD-ja?
Jo, por cdo gjë ndodh. Ne që kemi ditur me qëndruar në kohë të vështira, duhet me ditur me falur edhe në paqe.

A është ky persekutim për herë të dytë?
Jo! Por ndjej keqardhje. Kam kontribuar për demokracinë dhe do të kontribuoj.

Nga kush ndiheni keq nga Gazmend Bardhi, apo Taulant Balla?
Unë e vlerësoj edhe votën pro që dhanë në komision qoftë dy-tre deputetë të djathtës, qoftë dhe të së majtës. Ndihesh keq kur përdoret emri, mënyra arrogante e ish-sekretarit të përgjithshëm, Gaz Bardhi, fjalori i tij i papranueshëm. Jemi në demokraci, duhet të jemi të kujdesshëm edhe me kundërshtarin politik, jemi kundërshtarë, por jo armiq.

Do ta hiqni Berishën nga lista, sikur kërkon PS?
Absolutisht nuk bëj asnjë ndryshim. Berishën nuk e kam vendosur unë në listën e deputetit, por Basha me ish-sekretarin Gaz Bardhi. Nuk kam të drejtën unë me e hequr, ai është deputet, kam respekt dhe kaq. As nuk më shkon në mendje për ta hequr.

Pra nuk do të bëni një hap pas?
Absolutisht nuk më shkon në mendje.

Keni një mesazh për Gazment Bardhin?
Mesazhi im është ky; që për mua duhet ajo shprehja e klerikëve të ndjerë që kur shkonin përpara pushkatimit thoshin; Zot fali se nuk dinë se çfarë bëjnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit