Rreth mesditës së sotme, është lënduar një minator në minierën e Bulqizës. Si pasojë ai ka marrë lëndim në këmbë dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë /informacion paraprak
Rreth orës 12.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.
Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.