-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse s’e çoi koncesionin Thumanë-Kashar në rekurs, por u dorëzua para Bashkim Ulajt? Balluku hesht

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po tenton që të kalojë në heshtje riaktivizimin e koncesionit për rrugën “Thumanë-Kashar”. Pesë ditë më parë, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Edi Rama vendosi që t’i jepte të drejtën kompanisë “Gener2” për projektimin, ndërtimin, investimin, operimin dhe më pas transferimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar te shteti pas 35 vitesh.

Vendimi i qeverisë erdhi 9 muaj pasi Apeli i dha të drejtë kompanisë për koncesionin, por pyetja që ngelet pa përgjigje është se përse qeveria shqiptare nuk e çoi dosjen e koncesionit në rekurs në Gjykatën e Lartë?

Këtë të drejtë, ministria e kishte, por nuk dihet se përse nuk e shfrytëzoi. Menjëherë pas vendimit që mori qeveria në datë 26 Maj, “5pyetjet.al” kontaktoi zyrën e shtypit të ministrisë së Infrastrukturës duke u interesuar se cila ishte arsyeja që nuk e çoi vendimin e Apelit në rekurs, por e pranoi pa rezistencë duke i dhënë koncesionin kompanisë “Gener2”?

Nga PPP, forma kaloi në koncesion të pastër dhe nga 13 vite u shtuan edhe 22 të tjera duke e çuar në 35 vite. Por përgjigja që “5pyetjet.al” mori nga ministria e drejtuar nga Belinda Balluku deri tani është heshtja. Nuk dihet se cila është arsyeja që ministria nuk pranoi që t’i përgjigjej pyetjes, se përse nuk e çoi vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë, por e pranoi duke hyrë më pas në negociata me “Gener2”?

Gjithashtu koncesioni i miratuar nga qeveria ende nuk është publikuar duke u mbajtur sekret. Duke qenë se është koncesion i pastër dhe shteti nuk do të investojë, janë katër pyetje që duan përgjigje, pasi shqiptarët që do të kalojë në këtë aks do të paguajnë për 35 vite.

4 pyetjet që presin përgjigje

1. Duke qenë se aksi Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesa, pyetja e parë është sa do të jetë pagesa për kalim në aksin e ri?

2. A do të ketë rrugë dytësore falas për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë?

3. Po qytetarët që vijnë nga Kukësi dhe Kosova do të paguajnë dy herë?

4. A ka kontrata klauzolë që i garanton kompanisë trafikun e munguar?

Skandali dhe kush fshihet mbrapa koncesionit?

Kjo është pjesa që duket, por cilat janë pikëpyetjet që shtrohen dhe cfarë fshihet? Kompania që qeveria e Edi Ramës i dha të drejtën për të vazhduar projektin është “Gener2” e Bashkim Ulajt, e cila në 2018 u përfshi në skandalin e “DH Albania”, një kompani fantazmë e lidhur me “Gener 2”, që fitoi tenderin për Unazën e Madhe.

“DH Albania” mashtroi duke pretenduar se ishte dega në Shqipëri e kompanisë amerikane Dunwell Haberman, kur në fakt dokumentet treguan disa lidhje pikërisht me kompaninë “Gener 2”. Kjo kompani fantazmë në skenë nxori të riun anonim Avdjol Dobi.

Në 2020-ën Gjykata e Tiranës e dënoi Dobin me 6 muaj burg ndërkohë që Prokuroria pushoi hetimet për zyrtarët e ARRSH, OST dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Investigimi zbuloi se një dokument i dorëzuar në Qendrën Kombëtare tregoi se njëra prej procedurave në emër të “DH Albania” ishte kryer dhe paguar pikërisht nga kompania “Gener 2”, që tani Edi Rama i hapi rrugën për koncesionin miliona eurosh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit