Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debati i fortë në mbledhjen e sotme. Shkak është bërë opozita. Deputetët e PD-së kanë kërkuar fjalën, por Klotilda Bushka refuzoi. Deputetët vazhduan të flisnin pa mikrofon duke bërë që Bushka të ndërpresë seancën.
“E keni qejf zhurmën, jeni përfaqësues të zhurmës, shtrembëroni të vërtetën por qytetarët ju njohin mirë kush jeni. Kjo qeveri do vazhdojë të mbështesë shtresat në nevojë, do jetë e përgjegjshme para qytetarëve.
S’ka sqarim vote. E keni si penalitet për sjelljen e pahijshme që bëni. Kur ju flisni, ju dëgjojnë kolegët me respekt, thoni pafund marrina, askush nuk ju dëgjon. Kur flasim ne ju ngriheni në kor sikur jeni në pyll këtu. Nuk keni të drejtë fjalë se kjo pikë mbaroi” tha Bushka duke ndërprerë seancën.