-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pagoi 400 mijë euro si garanci, lirohet nga burgu bosi i kokainës Bashkim Osmani

Kryesoret

Bashkim Osmani i akuzuar për pastrim të parave nga tregtia e drogës është liruar nga burgu në Spanjë mbrëmjen 31 majit, raporton “Mallorca Zeitung”.

Por, për këtë organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës duhej të paguante një garanci prej 400 mijë eurosh.

Gjykata në Palma de Majorka lëshoi një urdhër të ri duke e zëvendësuar paraburgimin me liri të kushtëzuar.

Osmani nuk lejohet të largohet nga Majorka, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta. Ai duhet të paraqitet në Gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Osmani u arrestua në një bastisje në mbarë Evropën më 15 shkurt në Kroaci.

Disa persona të afërt me të u prangosen, duke përfshirë gruan dhe vjehrrin e tij. Ai ishte transferuar në Majorka dhe ndodhej në paraburgim në ishull që prej datës 2 mars.

Sipërmarrësi, i cili pretendon se është i pafajshëm, akuzohet se ka pastruar para nga tregtia e kokainës.

Sipas gjetjeve fillestare, të ardhurat thuhet se janë investuar në Majorka nëpërmjet kompanive nga vende të tilla si Kroacia.

Pasuritë e sekuestruara

Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta.

Kjo është pasuria e sekuestruar në Majorka ndaj Bashkim Osmanit, drejtuesi kryesor i rrjetit të pastrimit të parave të çmontuar të martën e kaluar në Majorka. Organizata e kishte grumbulluar këtë pasuri të madhe falë pastrimit të fitimeve të mëdha të marra nga importi i kokainës së sjellë nga Amerika e Jugut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit