-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkeljet e të drejtave të fëmijëve në Kosovë

Kryesoret

Grupe fëmijësh kremtuan në sheshin qendror të Prishtinës të mërkurën me rastin e një qershorit, ditës së tyre.

Por, përtej kremtimeve, veprimtarët humanitarë tërheqin vërejtjen te shkalla e ultë e përkujdesjes për të drejtat e fëmijëve në Kosovë.

Organizata “Save the Children” publikoi anketën “Zërat e rinj”, e cila nxjerr në pah se 35 për qind e fëmijëve në vend kanë përjetuar ngacmime të dhunshme gjatë vitit 2021, derisa 7 nga 10 fëmijë ndihen të mërzitur ose të dëshpëruar.

Autorja e kësaj ankete, Linda Hoxha, i tha Zërit të Amerikës, se gjykuar nga rezultatet e studimit, Kosova ka nevojë për zgjerim të shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijët në shkolla.

Një e dhënë shpresëdhënëse e anketës është se fëmijët raportojnë se ndihen shumë më rehat nëse shkojnë dhe kërkojnë shërbime të shëndetit mendor prej psikologëve në shkolla dhe niveli i stigmës është më i ultë nëse shkojnë në shkollë sesa nëse shkojnë në ndonjë qendër tjetër. Kjo tregon se edhe këta pak psikologë që i kemi e kanë bërë efektin e tyre drejt normalizimit të konsultimit me psikologë”, tha ajo.

Studimi tregon se vetëm 38 për qind e fëmijëve kanë njohuri për shërbime të shëndetit mendor në qytetet e tyre, ndërsa 42 për qind kanë njohuri për këto shërbime brenda shkollave të tyre.

Veton Kryeziu, nga organizata “Save the Children” tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se synimi i këtij studimi është ndërgjegjësimi i vendimmarrësve për çështje të tilla gjatë hartimit të politikave që lidhen me fëmijët.

Sipas anketës “Zërat e rinj”, 84 për qind e fëmijëve mendojnë se është e rëndësishme që pikëpamjet e tyre të merren parasysh nga politikbërësit dhe vendimmarrësit.

Megjithatë, vetëm 43 për qind e fëmijëve në Kosovë thonë se kanë patur mundësinë t’i shprehin pikëpamjet e tyre për çështje të rëndësishme për ta, ndërsa 2.5 për qind prej tyre kanë pasur mundësinë të kenë ndonjë ndikim në këto çështje.

Përveç këtij hulumtimi, “Save the Children” sot ka organizuar veprimtari në tetë komuna të ndryshme ku asambletë komunale të fëmijëve kanë takime me vendimmarrësit e lartë në nivel komunal për të diskutuar të dhënat nga ky raport dhe të ndajnë rekomandimet e tyre për komuna specifike”, tha ai.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë e kryeministrisë, tha pas publikimit të studimit se rezultatet e tij do të merren parasysh nga institucionet, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkërendimit të nivelit qendror me atë lokal në mbrojtjen e fëmijëve.

Ajo që ne e kemi tani në vëmendje dhe po punojmë për të, është krijimi i mekanizmave institucional për mbrojtjen e fëmijëve në dy nivelet, qendror dhe lokal. Deri tani nuk kemi pasur një strukturë të unifikuar, përgjegjëse në këto dy nivele për të funksionuar në mënyrë të mirëfilltë hallka zinxhirore për mbrojtjen e fëmijëve”, tha ai.

“Zërat e rinj”, e zhvilluar fillimisht në Suedi, është anketë për mendimet e fëmijëve rreth çështjeve të ndryshme si pjesëmarrja në vendimmarrje, arsimi, siguria, shëndeti mendor e të tjera. Në Kosovë, anketa është zhvilluar gjatë muajit tetor të vitit të kaluar me fëmijët e moshës 14 deri në 16 vjeç. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit