-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vinte nga Shqipëria, sekuestrohet drogë me vlerë 300 mijë euro në Maqedoni

Kryesoret

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar drogë në vlerë prej 300 mijë euro. Destinacioni final mësohet se ishte Greqia.

“Aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë, në të cilin është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marihuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që Shqipëria është origjina e kësaj sasie të drogës.

“Nga ana e nëpunësve policorë të policisë së trafikut është dhënë urdhër për ndalje të automjetit “Audi A4” me targa regjistrimi të Ohrit, por automjeti nuk është ndalur dhe në të njëjtën kohë i njëjti ka zmadhuar shpejtësinë duke dëmtuar dy automjete zyrtare të MPB-së të cilat kanë kryer veprime zyrtare”, raportojnë nga Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit