-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, Rama: Shkelësit e kanë vendin pas hekurave si Millosheviç

Kryesoret

Si President i Këshillit të Sigurimit, kryeministri Edi Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë.

“Siç ka thënë Martin Lutter King padrejtësia dikur është kërcënim kudo. Të gjithë e dimë se jemi në një stres të jashtëzakonshëm.  Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar e të paduruar për mungesën e progresit.

Kemi parë si minohen shtete të tëra si minojnë paqen dhe sigurinë. Duke dështuar që ta vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian. Mos trajtimi i sjelljeve s’duhet të jetë arsye për të mos vepruar diku. Ky akt i neveritshëm ka shkelur të gjitha ato që përfaqëson ky Këshill.

Lufta e padrejtë ka tronditur ekonominë botërore, po shkakton dhimbje të panevojshme për miliona njerëz. Krime të tmerrshme zbulohen çdo ditë. Krimet nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Kolegë na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Krimet s’duhet të mbeten të pandëshkuara.

Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë vend në botën tonë, ata duhet të kenë vend pas hekurave si Sllobodan Millosheviç. Duhet që pandëshkueshmëria të mbetet në histori. Drejtësia duhet të mbizotërojë në emër të të gjithëve ne si qenie njerëzore”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit