-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tuneli i Murrizit, minierë floriri për kompaninë “Gjoka” dhe heshtja e ministrisë

Kryesoret

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar qeveria hapi një pjesë të Rrugës së Arbrit, teksa punimet në Tunelin e Murrizit vazhdojnë dhe ende nuk dihet se kur të do të përfundojnë.

Ndërtimi i tunelit të ri të Murrizit mori edhe 20 milionë euro shtesë ne kontratën e Rrugës së Arbrit. Problemet me tunelin e ri do të shtyjnë edhe përfundimin e projektit në fund të gushtit, edhe pse sipas kontratës rruga duhet të përfundonte në muajin prill.

Por çfarë po ndodh me këtë tunel që po mban peng rrugën dhe po gllabëron fonde pa fund?

Në mesin e vitit 2019, kur ndërtimi i Rrugës së Arbrit ishte në fazë intensive, kompania “Gjoka” mori vendimin për ta braktisur zonën e punimeve të tunelit të Murrizit dhe nisjen e studimit për të ndërtuar në një gjurmë tjetër.

Në preventivin e koncesionarit shpenzimet për këto punime kapin vlerën e 10 milionë eurove, e cila është dorëzuar për kompensim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kostoja e ndërtimit të tunelit të ri arrin në 145 milionë euro, 10 milionë euro më shumë se alternativa e parë. Kjo faturë, po ashtu pretendohet të paguhet nga buxheti i shtetit, duke e çuar vlerën totale të shpenzimeve për defektet në tunelin e Murrizit në 20 milionë euro.

Por në çfarë faze janë punimet tani?

“5pyetjet.al” iu drejtua ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të marrë më shumë informacion, por deri në momentin që është publikuar artikulli nuk kishte asnjë përgjigje, vetëm heshtje.

Pyetjen që presin përgjigje nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;

1. Në çfarë faze janë punimet për tunelin e Murrizit?

2. A po punohet aktualisht në tunelin e Murrizit?

3. Kur ishte afati i parë që ishte përcaktuar për dorëzimin e veprës dhe kur është afati i ri që është vendosur?

4. A është e justifikuar vonesa për përfundimin e tunelit të Murrizit?

5. A u mor në konsideratë qëndrimi i Institutit të Ndërtimit që kërkoi shpime shtesë me sondë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të evitoheshin problematikat që ndodhën?

6. Kush e mban përgjegjësinë që terreni gjeologjik rezultoi i paqëndrueshëm? 

7. Kush do ta paguajë koston shtesë 20 milionë euro për tunelin e Murrizit, shteti apo kompania? 

8. 1 km, 38.1 milionë euro, a justifikohet fakti që tuneli i Murrizit është më i shtrenjti në Shqipëri?

9. Cili është qëndrimi i ministrisë së Infrastrukturës për pretendimet se, pjesa e aksit që ka përfunduar është pa sheshe pushimi?

10. A kemi një faturë, sa është kostoja totale për ndërtimin e Rrugës së Arbrit?

Ndërtimi i rrugës 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare filloi në vitin 2018 dhe kap një vlerë prej 40 miliardë lekësh, por vepra kryesore, tuneli i Murrizit, që e bën funksionale këtë rrugë nuk ka përfunduar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit