-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamtumirë President! Meta, ministra dhe deputetë homazhe, Beniada me të zeza

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta, ministra, deputetë, prefekti i Tiranës, zyrtarë të tjerë dhe ish-zyrtarë, figura të njohura të PD-së, mes tyre Jozefina Topalli, por edhe shumë personalitete të tjerë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit ish-Presidentit Bujar Nishani.

Ceremonia shtetërore e homazheve u zhvillua në Presidencë. Në homazhe nuk ka munguar edhe mbesa e ish-Presidentit Nishani, Beniada Nishani.

Ajo i është bashkuar ceremonisë së dhënies së lamtumirës, teksa shfaqet e veshur me të zeza.

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta nderoi me Dekoratën e Flamurit Kombëtar pas vdekjes Bujar Nishanin për kontributin e tij në forcimin e demokracisë në vend, si dhe mbështetjen e treguar për integrimin europian të vendit.

Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 57-vjeçare në një spital në Gjermani, si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

Ai ishte presidenti i gjashtë i Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit