Qytetarët e Shkodrës janë zgjuar me lajme të këqija ditën e sotme. Në banesën e një efektivi policie u vendos tritol, ku për fat të mirë nuk pati lëndime në familjen e tij.
Një ngjarje e rëndë si në filma, ndodhi në Vermosh natën e kaluar. Dy të moshuar janë grabitur dhe janë plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë natës.
Mësohet se të moshuarit janë lidhur para se të autorët të grabisnin sendet e tyre me vlerë. Tom Tinaj dhe bashkëshortja e tij jetonin në qendër të Vermoshit.
Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë karamboluar automjetin e tyre dhe ne Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Gjithashu u arrestua një 43-vjeçar, pasi i është gjetur armë zjarri dhe mucion luftarak.