-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Danimarka rikthen me “këmbë në tokë” kampionët e botës

Kryesoret

Franca, kampione e Botës në fuqi e ka nisur me humbje aventurën e saj në Nations League teksa në Ligën A në Grupin 1, u mposht në shtëpi ndaj Danimarkës. “Gjelat” ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Karim Benzema, megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe përmbysën shifrat falë një dygolëshi të Cornelius.

Nga ana tjetër, po në Ligën A, por në Grupin 4, Holanda tregoi superioritetin e saj në ndeshjen në transfertë ndaj Belgjikës ku triumfoi me rezultatin 1-4.

Për “Tulipanët” shkëlqeu Memphis Depay me një dygolësh, ndërsa shënoi edhe Bergëijn me Dumfries. Në fund, goli i Batshuayi kishte vetëm vlerë statistikore. Ndërkaq, Austria në Grupin 1 të Ligës A, kaloi pa problem në transfertë me rezultatin 0-3, Kroacinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit