-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundër partisë, ish-ministri dhe deputeti i PD-së: Begaj simbol, opozita qesharake

Kryesoret

Urimet për Bajram Begajn sonte kanë qenë të shumta për zgjedhjen në krye të shtetit, por nga opozita kanë munguar. Por jo nga të gjithë. Dy miq të tij ish-ushtarakë e kanë uruar duke dalë kundër linjës së partisë. I pari ka qenë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi.

“Suksese në misionin e  Presidentit Shqipërisë, z Bajram Begaj. Është moment historik zgjedhja e një presidenti dhe karriera e tij në fushën e mbrojtjes më imponon respekt dhe vlerësim. Ushtarakët i përkasin kombit dhe i shërbejnë me nder të gjithë shqiptarëve.

Komentet dhe kritikat i përkasin politikës, partive. Unë dua dhe jam i bindur të besoj se Presidenti Begaj do ti shërbejë Shqipërisë dhe do të respektojë me rigorozitet ligjin dhe Kushtetutën” shkruan ai.

Ish-ministri teknik i PD, Dritan Demiraj gjithashtu ka dalë kundër bojkotit të opozitës në seancën për zgjedhjen e presidentit të ri duke vlerësuar figurën e Bajram Begajt.

“Zgjedhja e një ushtaraku në krye te shtetit, është një vendim dhe zgjedhje që na bën të gjithëve krenare. Portreti i ushtarakut është simboli i dashurisë për Atdheun, Detyrën dhe Kombin.

Presidentin Bajram Begaj e njoh personalisht për më shumë se dy dekada në Forcat e Armatosura dhe përveç të tjerave mbaj mend përkushtimin e tij maksimal ndaj pacienteve ushtarake, kolegeve dhe jo vetëm.

Me këtë rast i uroj suksese dhe mbarësi presidentit Begaj në detyrën më të larte si kreu i shtetit Shqiptar dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Nga ana tjetër mendoj se djegia e mandateve, bojkotimi dhe braktisja e çdo procesi institucional dhe detyrimi kushtetues nga ana e opozitës “perëndimore”, për të cilën është votuar për të qenë zëri dhe përfaqësuesi i qytetarëve opozitare në institucionin e Parlamentit Shqiptar me justifikime qesharake nuk tregon asgjë tjetër vetëm mungesë lidershipi dhe vizioni politik”, shkruan Demiraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit