-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta apo Berisha? Juristi dhe analisti “skanojnë” dekretin te “5pyetjet.al”: Saliu ia fut kot

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Ish-kryeministri Sali Berisha ndonëse nuk dha një vlerësim për kandidaturën e Presidentit të ri, Bajram Begaj foli për shkelje të rëndë të Kushtetutës me kandidimin e tij dhe u rreshtua kundër kreut aktual të shtetit Ilir Meta, i cili sipas tij, firmosi dekretin për lirimin nga detyra të Begajt, jashtë territorit të Republikës.

Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, kryetar shteti është kryetari i parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë Kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës” deklaroi Sali Berisha.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se firma e Ilir Metës është marrë brenda ambienteve të konsullatës shqiptare në Stamboll, rrjedhimisht tokë shqiptare, duke legjitimuar dekretin e Presidentit. “Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë.

Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë” tha Balla.

Por kush ka të drejtë?

Për të skanuar konfliktin e ri mes Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së, “dobësisë së tij” Sali Berisha, “5pyetjet.al” kontaktoi konstitucionalistin Sokol Hazizaj. Si njohës i mirë i ligjit, ai tha i dha të drejtë Ilir Metës.

Nuk e di, por ai mund ta dërgojë edhe me e-mail, elektronike. Tani firmosin elektronikisht. Çfarë problemi ka? Ai është detyrim kushtetues, pastaj mënyra dhe forma e gjen vetë ai. Tani instrumentet janë plot, skaner, të gjitha” tha ai.

Gjithashtu, “5pyetjet.al” kontaktoi edhe zotin Mentor Nazarko, analist dhe ish-këshilltar i Presidentit Mejdani, njohës i ligjit dhe praktikave të dekreteve. Nazarko u shpreh se tani jetojmë në kohën e dixhitalizimit.

Presidenti sigurisht që mund të firmosë edhe jashtë. Sali Berisha interpreton strikt si ka vajtur origjinali i letrës me postë. Berisha do të thotë se nuk është origjinali i firmës për lirimin e tij (Bajram Begajt) nga detyra.

Berisha është i prapambetur në këtë pikëpamje. Ai i përmbahet një besimi, zakoni të pashkruar, ndoshta në ndonjë vend është edhe i shkruar i kohës përpara internetit, që duhej firma origjinale. Sot jemi në kohën e dixhitalizimit.

Ne jetojmë në kohën e dixhitalizimit. Koncepti i firmës në atdhe është i tejkaluar, nuk ka ndalesë presidenti për ta firmosur ku të dojë” tha ai.

Por, Nazarko i jep të drejtë Sali Berishës në një tjetër pikë. “I vetmi argument logjik i Saliut është që ai thotë, se ky (Bajram Begaj) nga gjeneral aktiv mori detyrë shtetërore politike. Momenti kur Meta e ka legalizuar, persupozohet se ai nuk është më.

Kjo shtron pak nevojën e rregullimit të kësaj çështje, pasi kjo është e dyta herë kur Shqipëria përballet pas rastit të Sandër Lleshajt dhe ka nevojë që të rregullohet procesi tranzitor.

Berisha nënvizon, e vetmja e drejtë që ka ai është fakti si zgjidhet kjo çështje, kalimi nga shërbimi ushtarak aktiv në një detyrë civile publike. Ka nevojë për një rregullim ligjor të tranzicionit dhe ky vlen jo thjeshtë për këta që bëhen presidentë apo ministra, por edhe për deputetët” përfundoi Nazarko.

Por a do ta lërë Sali Berisha me kaq akuzën për Ilir Metën apo çarja mes tyre do të thellohet? Kjo mbetet për t’u parë, por duket se Edi Rama sot jo vetëm që arriti të zgjedhë Presidentin që donte, por thelloi akoma më shumë përplasjen mes opozitarëve…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit