-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti përtej PS-së? Mediu flet për ish-vartësin te “5pyetjet.al”: Vlerësim maksimal

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Pasditen e sotme ne orën 18:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në raundin e katërt për të votuar emrin e gjeneralit Bajram Begaj në krye të shtetit.

Mjaftojnë 71 vota për ta zgjedhur, por cili do të jetë qëndrimi i opozitës ende nuk dihet.

E ndarë në disa fraksione, grupi i Sali Berishës ka deklaruar se do të shkojë në Kuvend, grupi i Enkelejd Alibeajt paralajmëroi bojkotin, por cfarë do të bëjnë aleatët?

“5pyetjet.al” kontaktoi me zotin Fatmir Mediu, kryetar i PR-së dhe grupit Aleanca për Ndryshim në parlament.

A do ta votojë ai Bajram Begajn, ish-vartësin e tij, për postin e Presidentit? “Unë e njoh zotin Begaj personalisht dhe kam vlerësim pozitiv, por politikisht jam pjesë e opozitës dhe do të gjykoj me kolegët e grupit tim.

Kam detyrimin e parë të vendos me grupin Aleanca për Ndryshim. Pavarësisht gjykimit që mund të kem unë duhet të vendos me grupin, familjen politike” tha ai.

Por ai i përmbush ai pritshmëritë? “Unë nuk mendoj se gjërat vlerësohen apriori, koha i tregon. Nuk do të nxitoja të jepja vlerësim paraprak. Personalisht kam vlerësim pozitiv, në pozicionin politik do të konsultohem me grupin”.

I pyetur nëse shikon ndonjë lidhje apo është rastësi që në krye të shtetit në këtë moment, referuar luftës në Ukrainë, është propozuar një shef shtabi, Mediu u shpreh “Nuk besoj se ka lidhje. Qeveria nuk ka ndonjë angazhim përveç asaj të NATO-s” tha ai te “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit