Nënkrytari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar për herë të parë pas postit të marr nga zgjedhjet e djeshme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Bylykbashi shkruan se kjo ishte një detyrim i madh për të në rrugën për t’u rikthyer shpresën shqiptarëve tek PD.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, së bashku me Oerd Bylykbashin, edhe Luçiano Boçi u zgjodh nënkryetar i PD-së.
Reagimi i Plotë i Oerd Bylykbashit:
Falenderoj nga zemra anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që më besuan detyrën e nënkryetarit të PD.
Ky votëbesim për mua është një obligim i madh në rrugën e vështirë por fisnike për t’u rikthyer shpresën shqiptarëve, për fitoren e PD dhe rikthimin e vlerave ku ajo ka themelet.
Një urim i veçantë për çdo mik e koleg që u zgjodh sot në detyrat e rëndësishme të PD.
Respekt për të gjithë kandidatët që e bënë këtë garë dinjitoze e të fortë!
Bashkë do t’ia dalim! Fitore PD