-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia reagon ashpër ndaj Turqisë: Sulejmani i Madhërishëm i përket një epoke tjetër

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka reaguar ashpër këtë të diel ndaj Turqisë kur tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm së fundmi.

“Sulejmani i Madhërishëm’ në Mesdhe i përket një epoke tjetër.”, është shprehur ai.

Ai u shpreh se argumenti grek është bindës dhe se ka në arsenalin e tij argumentet më moderne të së drejtës ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, po ashtu Dendias theksoi se Turqia kërkon të imponojë vullnetin e saj duke kërcënuar.

“Unë sinqerisht shpresoj që Turqia ta kuptojë qartë se kjo lloj politike është e bllokuar dhe se duhet të kthehet në rrugën drejt BE, atë të vlerave europiane dhe botërore. Turqi duhet të kuptojë se Greqia mund të jetë një urë për në Europë, një urë për një të ardhme më të mirë, për të cilën besoj fort”, ka thënë ai.

Në vijim, Nikos Dendias vuri në dukje se “në pretendimet dhe rivalitetet që i përkasin shekujve dhe epokave të kaluara, Turqisë duhet t’i bëhet e qartë se politika e gjuajtësve, politika e Sulejmanit të Madhërishëm në Mesdhe, i përket tërësisht një epoke tjetër. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit