-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I fshihej policisë prej 4 vjetësh, arrestohet në Kavajë i dënuari me 10 vite burg

Kryesoret

Policia ka vënë në pranga 45-vjeçarin Alfred Mikeli, i cili është dënuar 4 vite më parë me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se arrestimi është kryer në Qerret të Kavajës në sajë të operacionit “Last Move”.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last move”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last move”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Qerret, Kavajë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– Alfred Mikeli, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 18.12.2018, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 06.01.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Alfred Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit