-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shëndetësia mbyll gojën për skandalin me analizat në QSUT

Kryesoret

Dy ditët e fundit të muajit maj e gjetën QSUT brenda një skandali. Në datat 30 dhe 31 Maj në qendrën më të madhe spitalore universitare në vend pacientët mund të bënin analiza vetëm nëse ishin me një këmbë në varr. Të vetmet analiza që kryheshin ishin ato me kod të kuq, që vinin nga shërbimi i urgjencës e kur gjendja e pacientit ishte kritike.

Me anë të një mesazhi në celularin e mjekëve mëngjesin e 30 majit, drejtoria e QSUT kërkoi që të mos referohen raste për analizë për shkak të ezaurimit të fondit, me përjashtim të atyre me kod të kuq. ”Po ju njoftoj se është ezauruar 100 për qind e buxhetit të laboratorit. Si rrjedhojë, deri të martën mund të mbulohen vetëm 5 për qind e volumit të urgjencave.

Ju lutem njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët që deri në datën 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me kod të kuq. Ju lutem sigurohuni që i gjithë stafi ta marrë njoftimin, sepse gjatë fundjavës nuk ka vaksinë specifike, ekzistuesja 85 për qind efektive rutinën dhe disa nga specializantët kanë bërë debat me koncesionarin. Ndërkohë që specializantët nuk duhet të referojnë fare asnjë rast”, thuhej në mesazh.

Por si qëndron rasti dhe a është i vërtetë denoncimi që u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha, “5pyetjet.al” iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë, e cila heshti duke mos iu përgjigjur deri në momentin që artikulli u publikua. Më poshtë po botojmë katër pyetjet që i drejtuam ministrisë së Shëndetësisë dhe që nuk morëm përgjigje.

4 pyetjet për ministrinë e Shëndetësisë?

1.A është e vërtetë që për datat 30 dhe 31 maj drejtoria e QSUT u kërkoi mjekëve që të mos referohen raste për analizë për shkak të ezaurimit të fondit, me përjashtim të atyre me kod të kuq?

2.A është e vërtetë që në marrëveshjen koncesionare përcaktohet që në QSUT nuk mund të kryen më shumë se 208 mijë analiza në muaj?

3.Çfarë ndodh kur numri i analizave që përcaktohet në koncesion ezaurohet përpara kohe, si veprohet?

4.Si ka vepruar ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas rekomandimit të KLSH-së për ndërprerjen e kontratës me kompaninë private të laboratorëve?

Koncesioni

Kontrata e partneritetit publik privat për shërbimin laboratorik të vendit u firmos pas shumë kontestimesh në prill 2019, duke iu kushtuar jo pak, por plot 13 miliardë lekë, ose rreth 100 miliardë euro, taksapaguesve shqiptarë në 10 vite.

Qeveria ia besoi kontratën konsorciumit të kompanive “Labopharma” dhe “AB Laboratory Solution B.V” si dhe kompanisë franceze “Exalab”, të cilat së bashku zotërojnë kompaninë koncesionare “Laboratory Network”. Sipas marrëveshjes, kompania në fjalë do të duhej të kryente 164 lloje analizash me një tavan prej 6 milionë analizash në vit.

Peshën kryesore e mbante Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku do të duhet të kryheshin rreth 2.5 milionë analiza në vit, me një mesatare prej 208 mijë analizash në muaj, ose rreth 7 mijë analiza në ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit