Ish-zv/kryeministri Erion Braçe i kërkoi qeverisë që të orientojë sektorin privat që të mos furnizohet jashtë me grurë dhe misër, por të blejë te vendasit, pasi, shtoi ai, fushat tona janë plot. Deputeti socialist nuk harroi edhe premtimin e qeverisë për plehrat kimike, që sipas tij nuk është mbajtur akoma.
“Ne nuk prodhojmë më as sheqer as, vaj, oriz. Padiskutim që drithëra prodhon edhe grurë edhe misër dhe gjithë drithërat e tjera. Fushat janë plot pavarësisht rendimentit të tyre. Mendoj se qeveria duhet ta kishte pjesë të këtij akti që të paktën për drithërat këto kompanitë e grumbullimit të detyroheshin të mblidhini prodhimin vendas, madje me çmim të rregulluar. Çdo bujku i ka shkuar kostoja për dynym 20-22 mijë lekë.
Me çmimin 40 lekë për kg për grurin janë me humbe e çmimin 50 lekë për kg nxjerrin paratë e tyre. Qeveria të bëjë analizë të kostos së prodhimit të bujkut dhe të orientonte këto kompani që të blejnë prodhimin vendas dhe jo ta konkurrojnë prodhimin vendas me importin. Është themelore që vitin tjetër të kemi grurë dhe të kemi misër.
Gruri ka çmimin e lartë dhe justifikon të gjitha kostot e grurit këtu. Këtu garanci dhe kompani t’i orientojë tek prodhimi vendas. Është momenti që të orientohemi tek prodhimi vendas. Është gati 50% e konsumit tonë.
Së dyti, brenda kësaj garancie dhe ato kompani që garantojnë prodhim vendi, ushqim për kafshët. E treta unë do të vazhdoj që të insistoj për plehrat kimike. Përsëri edhe pse angazhimi ka qenë publik është i pa mbajtur për plehrat kimike” tha Braçe.